S’ka zgjedhje të reja në Gjirokastër/ KAS shpall Të pavlefshme ankesat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit: Rezultatet janë ato të 25 Prillit…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, rrëzon dhe shpall si të pavlefshme kërkesat ankimore të PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

Relatori Ledio Braho, ka thënë se të gjitha ankesat janë rrëzuar dhe është lënë në fuqi vendimi i KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, me shumicë votash. Kundër kanë votuar vetëm Ledio Braho dhe Elvis Çepa. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe për të mund të bëhet ankim brenda 5 ditësh.

“KAS, me shumicë votash, me vota kundër të Ledio Brahos dhe Elvis Çepa, vendosi:
1- rëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga LSI,
2- rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe Aleanca për Ndryshim,
3- rrëzimin e kërkesës ankimore nga zoti Kreshnik Merxhani,
4- lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërkohë, në orën 15.00 të ditës së sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, do të mblidhet për të vendosur për kërkesat e PD dhe LSI, për shpalljen si të pavlefshme të Zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Zjarr Tv Ad