“S’kam asgjë me dhuntitë artistike të Gaz Pajës”, Berisha: Dëshmi se si qeveria kap me prona publike…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se aktori i humorit Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria, duke përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Dhërmi.

Berisha tha se kjo është dëshmi se si qeveria kap mediat duke përdorur pronat publike.

“S’kam asgjë me dhuntitë artistike të Gaz Pajës”, tha Berisha por kjo ka të bëjë me “fakultetet më të errëta të veseve të njeriut”.

“Për të bashkëlumturuar Edi Ramën me Gaz Pajën, është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi. Dhe kjo është dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë publike dhe pronat publike.

Është absolutisht e papranueshme. Nuk kam asgjë me dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat s’kanë asgjë të përbashkët me artin, përkundrazi, me fakultetet më të errëta të veseve të njeriut”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad