Skandal/ AKEP ndërpret sinjalin e të gjithë operatorëve të telefonisë celulare, në sheshet ku protestojnë shqiptarët

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lufta e pushtetit për të sabotuar protesten e opozitës nuk ka të ndaluar

Me të gjitha mjetet dhe mënyrat që nga terrori policor, presione dhe shantazhe me heqje nga puna dhe gjoba e deri tek përdorimi i strukturave te tjera shtetërore për të ndikuar në uljen e vrullit popullor që ka pushtuar sheshet e Tiranës.

Partia Demokratike ka denoncuar ndërprerjen e paligjshme të sinjalit të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.

Por vetë AKEP në një deklaratë zyrtare njofton se ky veprim është ndërmarrë me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019”.

AKEP thotë se  ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Zjarr Tv Ad