Skandal/ Debati parlamentar në seancë, nga 140 deputetë, të pranishëm ishin vetëm 6!

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seancat plenare janë aspekti më i rëndësishëm i jetës parlamentare: në komisione diskutohen ligjet dhe aktet, por seanca ka fuqinë kushtetuese për miratimin ose jo të tyre. Institucioni i seancës shpreh legjitimitet, solemnitet dhe mesazh politik, – deputetët e përdorin atë për të dëshmuar aftësitë, angazhimin, bindjen politike, parimet që mbrojnë dhe për të respektuar kontratën me zgjedhësit.

Vetëm 5 deputetë + drejtuesi i seancës rezultojnë të pranishëm në sallë në momentin e njoftimit të rezultateve të votimit!

Konkretisht, në orën 10 seanca nis me 13 deputetë në sallë + 3 ministra + drejtuesi i seancës (foto 1 lart), vijon diskutimi pas disa orësh me vetëm 11 deputetë në sallë, nga të cilët 1 po ikën jashtë (foto 2 lart), vazhdon në mesditë diskutimi me vetëm 14 deputetë (foto 3 lart), gjatë pasdites ulet numri i deputetëve prezent në 11 (foto 1 poshtë), në pasditen e vonë mbeten vetëm 7 deputetë dhe 2 ministra (foto 2 poshtë) dhe në mbrëmje në momentin kur lexohen rezultatet e votimit në sallë rezultojnë vetëm 5 deputetë (foto 3 poshtë), ndërkohë që në sallë ka mbetur vetëm 1 ministër.

Po pjesa tjetër e 85-90 deputetëve që morën pjesë në votim por që nuk ishin në sallë gjatë seancës dhe pjesa e mbetur e 14-15 ministrave? Natyrisht ata kanë gjykuar se kanë kanë punë më të rëndësishme sesa parlamenti! Nga monitorimi i medieve sociale rezulton se gjatë kohës se seancës shumë prej tyre i sheh në takime partie, në restorante me miq, në ndonjë studio televizive apo në relaks me miq e kolegë. Detyrën e kanë kryer? Ishin në parlament, folën në emër të popullit, kryen detyrën ndaj shefave partiake dhe partisë, votuan, regjistruan emrin për rrogën e lartë ditore dhe me kaq?

Mbyllet kështu një ditë tjetër parlamentare në vendin e dytë më të varfër në kontinent, me kaq pritshmëri të larta të publikut ndaj politikës dhe parlamentit, në vendin ku qytetarët votues në së paku 7 bashki janë në protestë për çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, ndërsa edhe kryeministri braktisi seancën parlamentare për të mbajtur konferencë shtypi me veten në faqen e tij të facebook-ut. Transparenca? Llogaridhenia? Pergjegjesia? Respekti per “Tempullin e demokracisë”? Kuvendi, grupet parlamentare dhe deputetet mund e duhet te kene nje qasje tjeter me institucionale, me serioze dhe me te pergjegjshme mbi rolin dhe pergjegjesite e tyre kushtetuese./News Bomb

Zjarr Tv Ad