Skandal/ Firma mbulon pusin e Ali Pashë Tepelenës në Gjirokastër.

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja e PD-se ne qarkun e Gjirokastres Entela Fico Shehaj me ane te nje postimi ne rrjetin social ‘Facebook’  ka konstatuar se trashegimia kulturore e qytetit te Gjirokastres ka lëshuar sinjalin S.O.S

Muajin qe lam pas ajo ka denoncuar  nje skene krimesh kulturore ku gjatë punimeve të kryera ne sheshin historik ‘Cerciz Topulli’ në kuadër të projektit për parkimin nëntokësor, u zbulua një pus, i treti në llojin e tij  ne për furnizimin me ujë të pijshëm të këtij qyteti.

Me gjetjen e këtij pusi, punimet duhet të ndërpriteshin menjëherë dhe drejtuesi teknik ose investitori, duhet të deklaronte për këtë gjetje me shkrim, brenda tri ditëve, tek organet e vetëqeverisjes vendore dhe D.R.T.Kulturore

Punimet jo vetëm që nuk u ndërprenë, por vijuan me shpejtësi, për fshehjen e menjëhershme të pusit, përmes betonizimit, çka tregon qartë se, përkundër sa propagandon, Rilindja, jo vetëm që nuk ka interes për trashëgiminë kulturore, por nuk kursehet për ta flijuar atë pa mëdyshje, për interesa klienteliste. Ky barbarizëm ndaj trashëgimisë kulturore duhet frenuar!-shkruan nder te tjera kandidatja Entela Fico.

Postimi i plote:

Gjirokastra S.O.S

Të nderuar miq!

Me dhembje të thellë konstatoj se trashëgimia kulturore e qytetit tonë ka lëshuar sinjalin S.O.S.

Gjirokastra, kjo pasuri kulturore botërore, nën Rilindjen Urbane, është shndërruar në një skenë krimesh kulturore e historike, periodike. Më i fundit, i ndodhur vetëm pak ditë më parë, në zemër të qytetit, në Sheshin historik “Çerçiz Topulli”, përpara syve të institucioneve më të rëndësishme të pushtetit lokal, të cilëve u është besuar ruajtja e mirëmbajtja e këtij qyteti thesar trashëgimie kulturore.

Gjatë punimeve të kryera në kuadër të projektit për parkimin nëntokësor, u zbulua një pus, i treti në llojin e tij, pas atyre të zbuluar në vitin 2017 tek Gjashtëkëndëshi e në vitin 2020, në afërsi të Xhamisë, të cilët mendohet të jenë pjesë e sistemit të nëndheshëm prej 7 pusesh, të lidhura me ujësjellësin e ndërtuar prej Ali Pashë Tepelenës, për furnizimin me ujë të pijshëm të këtij qyteti.

Bazuar në ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me gjetjen e këtij pusi, punimet duhet të ndërpriteshin menjëherë dhe drejtuesi teknik ose investitori, duhet të deklaronte për këtë gjetje me shkrim, brenda tri ditëve, tek organet e vetëqeverisjes vendore dhe D.R.T.Kulturore, me qëllim kryerjen e verifikimeve përkatëse e marrjen e një vendimi lidhur me vlerën arkeologjike potenciale të kësaj gjetjeje.

Në kundërshtim me këtë ligj, por në zbatim të sloganit rilindas “S’ka kohë për pushim”, punimet jo vetëm që nuk u ndërprenë, por vijuan me shpejtësi, për fshehjen e menjëhershme të pusit, përmes betonizimit, çka tregon qartë se, përkundër sa propagandon, Rilindja, jo vetëm që nuk ka interes për trashëgiminë kulturore, por nuk kursehet për ta flijuar atë pa mëdyshje, për interesa klienteliste.

Ky barbarizëm ndaj trashëgimisë kulturore duhet frenuar! Gjirokastra duhet shpëtuar! Rilindja kriminale duhet ndëshkuar!

Frenimi e Ndëshkimi janë detyra jonë! Shpëtimi është në dorën tonë! Vota është arma jonë!

25 Prilli po afron….Nëse Nr.9, PD voton, kjo trashëgimi shpëton, Gjirokastra mbijeton, Gjirokastra rijeton…!

Gjirokastra Fiton! Shqipëria fiton!

Zjarr Tv Ad