SKANDAL/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton RREGULLOREN e re: Prokurori mund të pranojë ftesa për drekë/darkë nga zyrtarët e shtetit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një rregullore të re për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit, në mënyrë që të ruaj dhe forcojë integritetin e tyre personal dhe profesional. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi ditën e botimit, më datë 1 mars 2022.

Neni 16 i këtij ligji për “Dhuratat, mikpritja apo aktivitetet sociale” thotë se prokurori mund të   pranojë ftesa për drekë apo për darkë nga zyrtarë apo organizata profesionale në fushën e ligjit apo në fusha të tjera. Pra, edhe pse kjo rregullore e re synon forcimin e integritetit personal dhe profesional të prokurorit, nga ana tjetër e lejon atë të drekojë apo darkojë me zyrtarë shtetëror.

Gjithashtu, rregullat e reja e lejojnë prokurorin të përdorë rrjetet apo median sociale, por duhet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve përkatëse sa i takon aspektit të sigurisë në këtë fushë. “Prokurori duhet të sigurohet që informacioni mbi jetën personale të tij apo të saj dhe adresa e shtëpisë nuk është e vlefshme online.”

“Prokurori duhet të kontrollojë rregullimet e privatësisë dhe të kufizojë aksesin në profilin e tij nga publiku, për t’u siguruar që informacioni aksesohet nga një grup i kufizuar”, vijon më tej një rregull tjetër, për standardet e etikës dhe rregullat e sjelljes së prokurorit.

Zjarr Tv Ad