Skandal në futbollin belg, sulmuesi serb “dërgon” në pranga dy persona

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërthen skandali i mashtrimit në transfertat e lojtarëve në futbollin belg. Dy persona janë arrestuar në lidhje me hetimin që kanë përfshirë klubet më të mëdha në Belgjikë. Prokurorët belgë nuk dhanë detaje, por të arrestuarit thuhet se janë një agjent me bazë në Monako dhe një bashkëpunëtor në Belgjikë.

“Faktet përfshijnë veçanërisht operacionet e pastrimit të parave dhe korrupsionit privat në kontekstin e transferimeve të lojtarëve të futbollit,”-thuhet në njoftimet e prokurorisë.

Besohet se ata janë përfshirë në hetimet për transferimin e sulmuesit serb, Aleksandër Mitrovic nga klubi belg, Anderlecht te Newcastle në vitin 2015.

Kjo nuk është hera e parë që organizohen operacione për të goditur grupet kriminale për këtë çështje, pasi në tetor të vitit të kaluar ekipe si Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege ishin pjesë e hetimeve.

Zjarr Tv Ad