SKANDAL në mbledhje/ Kërkoi dorëheqjen e kryetarit, militantja e flaktë e PD-së godet me shpullë Ervin Salianjin, zbardhet veprimi urgjent i Lulzim Bashës

0
435
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Partinë Demokratike është duke u zhvilluar në këto momente një mbledhje për atë që Lulzim Basha e ka quajtur “analizë të thellë” për rezultatin në zgjedhjet e 6 marsit.

Bëhet me dije se kjo mbledhje është duke u zhvilluar me tensione të mëdha. Mësohet se ka pasur një situatë të tensionuar mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Gjithashtu Salianji ka debatuar ashpër dhe me Oriola Pamburi.

Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.

Burime për media thonë se një mbështetëse e Bashës, që ka qenë pjesë në mbledhje e deputetëve të PD, ka gjuajtur me shpullë Salianjin. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të qetësuar situatën.

Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, por burimet bëjnë me dije se kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Zjarr Tv Ad