Një denoncim ka ardhur nga një qytetar në emisionin e mëngjesit ‘Zbardhi’ në Zjarr Televizion.
Sipas qytetarit, një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur disa ditë më parë në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’, në Tiranë.
Qytetari, i cili ishte tifozë në ndeshjen e basketbollit mes Vllazënisë dhe Beslidhjes, rrëfen se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është konfliktuar fizikisht me një nga drejtuesit e federatës, Franko Bushatin.
Një reagim ka ardhur edhe nga Federata Shqiptare e Basketbollit, e cila tregon ngjarjen përciptazë, nuk përmend emrin e dhunuesit por dënon aktet e dhunës në sport.
“Bushati, gjatë pushimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale, e vlefshme për fazën e play-off-it të kampionatit të meshkujve, mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë, u sulmua fizikisht dhe verbalisht nga drejtues dhe financues të klubit Besëlidhja”, thuhet në komunikatën e FSHB-së.
Qytetari citon gjithashtu se kur ishin rikthyer pas pushimit të pjesës së parë, forca të shumta policie kishin bërë kontrolle për sendet personale të tifozëve.
Stafi i Zjarr Televizion pati dhe një komunikim me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, që të jepte versionin e tij të ngjarjes.
Por Ndreu u përgjigjë në mënyrë arrogante dhe me të bërtitura, pa dhënë asnjë sqarim lidhur me incidentin.