SKANDAL në Policinë Hollandeze, dhjetëra policë të lidhur me krimin e organizuar

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetra oficerë policie holandez janë liruar nga detyra në javët e fundit për shkak të lidhjeve të tyre me organizatat kriminale të zbuluara nga hetuesit e brendshëm të Policisë; shumë agjentë të tjerë janë pezulluar ose janë në gjyq për marrëdhëniet e tyre të dyshuara me krimin e organizuar. Sipas hetuesve, rastet e zbuluara do të ishin “maja e ajsbergut” klasik: një pjesë e një problemi shumë më të përhapur në forcën policore në vend, raporton faktor.al

Gazeta lokale Algemeen Dagblad, e cituar nga Guardian, raporton se sipas një raporti konfidencial nga policia, disa departamente anembanë vendit ishin të infiltruar nga krimi i organizuar.Vetëm në departamentin e Hollandës Qendrore, 19 agjentë që kishin lidhje me krimin e organizuar u zbuluan, sipas autorëve të raportit.Agjentët u akuzuan për krime si mashtrimi, korrupsioni, sjellja e pahijshme dhe qasja e paligjshme në kompjuterët e policisë, raportom faktor.al

Në Utrecht, i cili është qyteti i katërt më i populluar në Holandë me 344 mijë banorë, një oficer i shquar i policisë është shkarkuar dhe është në gjyq. Ai është akuzuar nga një dëshmitar i të qenit në listën e pagave të një trafikanti të rëndësishëm të drogës, nga ana tjetër e ndjekur penalisht për urdhërimin e vrasjeve të rivalëve dhe kundërshtarëve në kontrollin e trafikut lokal të drogës, transmeton faktor.al.

Padyshim, ky lajm nuk duhet marrë si hakmarrje për lajmet hollandeze të krimit të organizuar shqiptar në Hollandë, por si një fakt, që policitë janë të infiltruar nga krimi organizuar, si në Shqipëri ashtu në Hollandë.

 

Zjarr Tv Ad