Një situatë e paprecedentë po ndodh në protestën e madhe që po zhvillohet përpara kryeministrisë.
Dhjetëra qytetarë menjëherë pasi policia hodhi nga tarraca e kryeministrisë 3 bomba tymuese u këputën përdhe dhe shumë prej tyre janë transportuar urgjent nga ambulancat.
Një protestuesve, i ish-ushtarak, ka denoncuar pranë SYRI.net, se policia nuk ka përdorur si zakonisht në këto raste gaz Lotsjellës, por lëndë LHL, i cili është një agjent kimik shumë i fortë nervo-paralizues dhe mjaft i rrezikshëm për jetën.
Lëndët Helmuese Luftarake janë të ndaluara që të përdoren nga policia e Shtetit dhe veçanërisht gjatë protestave. Ato janë në dispozicion vetëm të ushtrisë, por duket se ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, si ish-gjeneral, kujto se përballë ka armiq të Shqipërisë.