Skandal i qeverisë: Në Shqipëri nuk ka asnje aparat për matjen nga rrezatimi të antenave të celularëve. Zyra për mbrojtjen nga rrezatimi ka mbi dy vjet që i kërkon. Qytetarët në mëshirë të kompanive celulare

0
1182

a: Nëntë pyetjet e bëra nga Zjarr Televizion për Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimi

1. Me 31 maj 2011 Obsh I ka shpallur fushat e radiofrekuencave elektromagnetike Klasi b2 carcinogen Qe do te thote ka mundesi te jene kanceroze (Possibly Carcinogenic) A ka distance te percaktuara te sigurise per te jetuar e punuar prane ketyre antenave.

2. A jane kryer studime ne popullsite qe jetojne prane transmetueseve. – Ne na rezulton me problematike te larte (intervista te kryera ne pika te ndryshme te kryeqytetit)
3. A ekziston ndonje lidhje ndermjet vendosjes se transmetuesve prane hapsirave te banimit dhe shkaqeve te vdekjeve nga CA? nese jo, cili eshte argumenti?
4. A eshte I rrezikshem ekspozimi I vazhdueshem ndaj transmetuesve dhe radiofrekuencave elektromagnetike?
5. Sipas nje studimi, te kryer ne Brazil – Belo horizonte…me shume se 80% e njerezve te vdekur nga disa lloje te CA per nje periudhe 10 vjecare, kane jetuar ne nje distance me pak se 500 m larg nga 300 antena te identifikuara ne qytet. Sa mendoni se qendron ky fakt/ a mendoni se ka lidhje apo vertetesi?
6. Disa rreziqe te tjera nga antenat/ transmetuesit pervec CA, rezultojne te jene: • mutacionet gjenetike • demtime në te mësuarit • ADD • Pagjumesi • çrregullime të trurit • disbalanca hormonale • Steriliteti • Demence • komplikime te zemres Cfare nivelesh duhet te kete transmetimi per te ndjere keto shqetesime dhe sa eshte niveli qe transmetojne realisht.
7. Cfare dihet per sigurine e femijeve nga rrezatimi, mqs truri dhe kockat e tyre jane me te ndjeshme se te rriturit? A eshte nje rrezik I shtuar per ta?
8. A ka shteti yne standarte te bazuara ne shkence, ne statistika? 9. Nese asgje nga keto nuk qendron dhe keto antenna nuk jane te rrezikshme, kush e tha kete informacion te rreme? Per çfare aresyeje.