Skandal/ Rama vazhdon me të dhënat, u dërgon mesazhe qytetarëve…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandali me të dhënat e qytetarëve nuk di të ndalet.

Kryeministri Edi Rama, vazhdon me këto të dhëna, duke u dërguar nga një mesazh qytetarëve në celularin e tyre. Shumë qytetarëve u ka mbërritur në WhatsApp, apo në rrjete të tjera mesazhi nga numri: 0697048901.

Në foto shfaqet fytyra e Edi Ramës.

“Faleminderit nga zemra nëse më votuat dhe respekt pa rezerva edhe nëse nuk më votuat! Unë dua të jem kryeministri i denjë i të gjithëve Ju, pa dallim bindjesh e krahinash dhe do të bëj gjithçka mundem, për ta bërë bashkë me Ju Shqipërinë të ardhmen tonë! Përqafime dhe shëndet e lumturi familjarisht. Edi Rama,” shkruan Rama.

Edhe në fillimin e pandemisë, Edi Rama ndërhyri te celularët e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad