Skandal/ Shtyu nëna Lizën duke e përzënë nga protesta, zbulohet kush është gruaja e dy fëmijëve që punojnë në Bashkinë e Tiranës

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënë Liza është kthyer në simbolin e protestave në Shqipëri. Simboli i dashur i rezistencës është e pranishme thuajse kudo ku protestohet, pavarësisht moshës së thyer. Por një ditë më parë, një ngjarje skandaloze u shënua në protestën e thirrur kundër rritjes së çmimeve. Një grua e dëboi Nënë Lizën nga foltorja.

Skandali bëri bujë në media, por thellohet më shumë kur mëson se kush është gruaja që e shtyu atë. Sipas gazetares së emisionit STOP, Domenika Bajraktari gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.

“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli.

Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake.

Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare.

Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN.

Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…” shkruan gazetarja.

Zjarr Tv Ad