Skandal me videon e Ramës/ ‘Demokrati’ i Ramës, kultivuesi i hashashit në Cakran

0
1238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar e ka identifikuar sot fermerin me të cilin Kryeministri Edi Rama bënte humor në Cakran të Fierit, si trafikantin dhe kultivuesin më të madh të hashashit në zonë, një rast ky që përbën në vetvete një skandal, sepse vjen në kulmin e një proteste 49-ditore të opozitës ku dorëheqja e Kryeministrit kërkohet pikërisht për shkak të kanabizimit të vendit dhe rrezikut të blerjes së zgjedhjeve me paratë e drogës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka publikuar denoncimin e qytetarit, e ka komentuar shkurt me ironi: “Njesoj si Ramizi me vullnetarët e Enverit në ditët e fundit të regjimit, edhe Rama me vullnetarët e hashashit në ditët e fundit të Republikës së Vjetër.”

Ja mesazhi i qytetarit, publikuar nga Basha:

“Per dijeni tenden Kryetar, ai qytetari qe bisedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente? humor kinez, quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem.

Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran, eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran, qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro.

Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes, sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkëpronesi me Armando Subashin.”

ERTV Live😀: Legalizimet FALAS për të bërë shtet me inventar dhe nxitur ekonominë familjare. Ata që sot janë ngujuar në Çadrën e Vetmisë këtu në Cakran bënë vetëm 3 legalizime✌️Sot përfundon procesi i mbi 1000 legalizimeve FALAS dhe nuk ka më asnjë shtëpi pa leje në Cakran😀Ata bënë 21 mijë legalizime me para mbi dorë e nën dorë në 8 vjet, kjo qeveri 130 mijë legalizime FALAS në 2 vjet e gjysëm👍Asnjë shtëpi s'do mbetet pa legalizuar FALAS në Shqipërinë që duam🇦🇱#PS#ShtetPunëMirëqenie🌹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 7. April 2017

Zjarr Tv Ad