Skandalet e kreut të KED, Ardian Dvorani konflikt interesi me gjyqet e një kompanie private. Detaje

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ka një histori të gjatë në systemin gjyqësor të Shqipërisë. Një përfaqësues par excellence i “DEEP STATE” ai do të ishte anëtar i Gjykatës së Lartë edhe duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kish përcaktuar se mandati i tij kish përfunduar si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Për njohësit e sistemit të drejtësisë paraqitja e Dvoranit përballë institucionit të KPK-së përbënte interes të veçantë. Fakti që kryeministri Rama e kish mbajtur Dvoranin në Gjykatën e Lartë edhe duke shkelur vendimin e gjykatës ishte një indicie shumë domethënëse. Siç edhe pritej KPK mbylli të dy sytë kur pa shkeljet dhe abuzimet e gjyqtarit Dvorani në deklarimet e tij të pasurisë. Ajo vendosi që të pranonte justifkimin se 13 mln lekë që dilnin të tepërta në analizë, Ardian Dvorani i kish marrë hua nga i ati (që ishe në pension) sikundër edhe mos-deklarimin e një vlere të konsiderueshme në deklartë.

Sa më sipër ishin vetëm një majë e vogël e abuzimeve që Dvorani kishte në dosjen e tij të larmishme. Në deklarimin e tij rezulton se ai ka marrë një financim nga shoqëria “Albtelecom sh.a” me një vlerë prej 34.410 USD që i është dhënë në vitin 2000. Sipas të dhënave të paraqitura nga institucionet përkatëse, zoti Dvorani ka filluar shlyerjen me këste të kësaj kredie me të cilin bleu një apartament në harkun kohor 2004-2013. Kësisoj z. Dvorani ka qenë në një marrëdhënie kreditore me kompaninë Albtelecom për mëse 9 vjet, mirëpo po sipas deklaratës së tij ai ka pësuar një ulje të debisë me një shumë prej 1.761.722 lekësh (rreth 17 mijë USD) nga huadhënësi.

Ndonëse KPK kishte për detyrim ligjor për të hetuar nëse gjatë kësaj periudhe 9 vjeçare zoti Dvorani ka pasur çështje në gjykim që kanë pasur palë kompaninë Albtelekom sh.a, një hetim i tillë nuk ka ndodhur. Apo më së paku ai ka qenë sipërfaqësor ose i njëanshmë. Një dokument që disponohet prej nesh rezulton se Ardian Dvorani ka gjykuar në një çështje tregtare kompaninë “Albtelecom sh.a” duke ngritur pikëpyetje të thella jo vetëm për procesin e vettingut por edhe seriozitetin e KPK-së në gjykimin e anëtarëve të sistemit të drejtësisë dhe hetuesisë.

Arsyet e bazuara në këtë vendim mund të shtyjnë në përfundimin se kryetari aktual i KED të ketë shkelur me të dyja këmbët ligjin kundër konfliktit të interesit. Njëkohësisht evidenton edhe shkeljen e nenit 33 të ligjit “Për parandlaimin e konflitkti të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

Dështimi i KPK për të hetuar korrektësisht Ardian Dvoranin në lidhje me uljen e kredisë së tij dhe lidhjes së saj eventuale me gjyqin që ai ka qenë pjesmarrës ku kompania Albtelecom sh.a ka qenë pjesmarrëse ngre dyshime të tjera në lidhje me 2 kreditë që zoti Dvorani pasqyron në deklarimin e tij. Sipas deklaratave në ILDKP, kreu i KED ka marrë kredi nga banka Credins dhe për asnjë moment KPK nuk ka hetuar apo verifikuar nëse çështje të kësaj banke janë gjykuar prej tij.

Qartësisht institucioni i KPK ka anashkaluar hetimin e këtij aspekti të procesit të rivlerësimit, gjasat janë që nëse do të kishte një hetim atëherë publiku do të mësonte disa fakte të tjera mbi Dvoranin. Mos hetimi është në vetvete bashkëpunim që institucioni mbi të cilin ngrihen themelet e drejtësisë së re ka me njerëz që kanë përdorur pushtetin gjyqësor për favore personale. Sakaq, motori i kërkimit elektronik fakton se kryetari i Gjykatës së Lartë nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka marrë pjesë në 30 procese gjyqësore ku palë ka qenë shoqëria “Albtelecom sh.a”. Duket se lehtësimi i kredisë me 17 mijë USD (pra një skonto me 50%) lidhet ngushtë me qokat që njeriu i dalë i pastër nga skanimi i KPK-së ka bërë karshi kompanisë që i ka dhënë kredinë.

E parë në retrospektivë është e qartë përse mazhoranca është investuar në KPK për të kaluar Dvoranin në procesin e vettingut. Çfarë gjithsesi është në pikëpyetje mbetet fakti se si ka mundësi që as Komisioneri Publik dhe as gardianët ndërkombëtarë të ONM-së të mos e kenë kapur këtë indicie kaq të qartë. Trajtimi preferencial i Dvoranit si nga KPK dhe institucionet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare është në vetvete një indicie e madhe që të shpie në provën e qartë të një Reforme në Drejtësi që i ndan gjyqtarët dhe prokurorët në të nënës Parti dhe në të njerkës.

Zjarr Tv Ad