Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj skandalit të doganave ku është përfshirë drejtori Gent Gazheli.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se kontrabanda dhe nepotizmi në këtë sektor, është një dëm i madh në kurriz të shtetit dhe qytetarëve.
Meta: Mjafton të kemi në konsideratë që vetëm gjatë periudhës së pandemisë, rritjes së çmimeve për shkak të kleptokracisë, qytetarët shqiptarë nuk u mbështetën aspak nga qeveria e tyre. Kemi qenë qeveria me mbështetjen më të paktë ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjithë barra e rëndë e këtyre krizave, si e pandemisë dhe krizës së çmimeve është paguar nga familjet e thjeshta shqiptare.
Ndërkohë, ajo që është edhe më e qartë, qeveria paguan ende me dhjetra milionë euro për inceneratorët, për tenderat me 10 fishin e çmimit BE-së. Vazhdon të marrë borxhe për të mbështetur oligarkët me të cilët është lidhur. Kjo situatë e rëndë që ka kapluar vendin tonë, provohet edhe nga skandalet më të fundit.
Siç janë doganat shqiptare. Ku situata paraqitet edhe më dramatike. Drejtimi i doganave nga kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizmi falgrant në administratën e këtij sektori, me familjarët dhe të afërt, konflikt i hapur interesi si dhe abuzimet ne të ardhurat shtetërore, ku sipas raportimeve, në zhdoganime, shteteit i humbasin deri në 80% të të aradhurave, tregon që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në grabitje të arkës së buxhetit të shtetit. Dua ti bëj thirrje Edi Ramës të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga Doganat dhe të heqë gjithë bandën e patronazhistëve nga Doganat dhe Tatimet