Burime të sigurta për Syri TV dhe Syri.net, bëjnë me dije se këto ditë është në proces privatizimi dhe leje ndërtimi nga Erion Veliaj për 20 pallate brenda oborrit të “Pallatit te Brigadave”.
Më konkretisht bëhet fjalë për pjesën e “Pallatit te Brigadave” që përdoret nga Garda e Republikës dhe Ministria e Brendshme.
Kjo e fundit ka hequr dorë nga përdorimi i kësaj pjese duke e nxjerrë në privatizim dhe duke e shqyer një pjesë të parkut kombëtar pikërisht në oborrin e “Pallatit të Brigadave” që është edhe monument kulture brenda parkut kur ky i fundit është vetë i mbrojtur.
Kujtojmë se aktivistët e trashëgimisë kulturore protestuan vetëm pse u zgjerua Rruga e Elbasanit dhe prekte murin rrethues, madje bëri deklaratë kundër zgjerimit të rrugës edhe ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Ndërkohë tani po preket zemra e “Pallatit të Brigadave” nga Veliaj për 20 kulla. Për këtë super skandal dhe super krim do ju informojmë në vazhdimësi.