Skandali i audiopërgjimit/ Balliu thirrje SPAK: Të arrestohet kandidati Ramës

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu ka komentuar skandalin e audio-përgjimit të kandidatit socialist në Rrogozhinë, Edison Memolla për blerjen e votave.

Balliu theksoi se nga ajo ligjore, Memolla duhet të ishte i arrestuar, ndërsa shtoi se PS kanë vetëm një armë, blerjen e votës dhe kur kjo nuk funksionon, ata përdorin presionin për largime nga puna.

“Ndërhyrje e drejtpërdrejtë për votën, për të manipuluar procesin zgjedhor. Nga çdo pikëpamje është blerje vote. Ku është SPAK, prokuroria? këtyre nuk iu ka ngelur gjë veçse të vjedhin votën. Ata e dinë që qytetarët nuk i duan se kanë humbur nga politikat, vjedhjet dhe arroganca e tyre.

Në këtë aspekt mendoj se jemi të qartë që duhet ishte marrë në lëvizje prokuroria për të ndaluar dhe arrestuar kandidatin e Ramës dhe Lul Bravës në Rrogozhinë. Fakti që kanë marrë këto hapa, vërteton dhe fakton se koalicioni Rama-Brava është i tmerruar nga kandidaturat e nxjerra me vullnetin e demokratëve të ‘Shtëpisë së Lirisë.’”-tha Balliu në Syri tv.

Zjarr Tv Ad