SKANDALI i Fondit Shqiptar të Zhvillimit/ Dritan AGOLLI i jep 400 milionë lekë tender kuzhinierit Alfio Rrotani

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është denoncuar shpesh në media për paratë “rrush e kumbulla” që shpërdoron me tendera dhe favore për miqtë e drejtorit Dritan Agolli. FSHZH-ja ua ka gjetur më së miri vendin parave të donatorëve, të cilët nuk janë të pakët.

Vetëm një shoferë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit merrte 1 milion lek rrogë, hidraulikët 1.9 milion dhe vetë drejtori 7 milionë lekë rrogë në muaj.

Mirëpo, një tjetër skandal ka dalë në dritë ditët e fundit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender me vlerë 416 milionë lekë të vjetra për të përgatitur një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Pra, firma fituese do “t’i servirë” Dritan Agollit listën me ushqime që preferojnë më shumë shqiptarët dhe për këtë, FSHZH-ja jep plot 400 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad