Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që në muajin Mars 2021 denoncoi me emrat personat e përfshirë në skandalin e inceneratorëve sot ka paralajmëruar zhvillime të reja.
Me një postim në Facebook, Kryemadhi thotë se ka shumë arsye që qeveria e Edi Ramës nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve.
Ajo shkruan se me vitin e ri, do hapen të gjitha letrat e mega aferës kriminale.
‘Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje.
Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve.
Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar’, – shkruan Monika Kryemadhi në faqen e saj në Facebook.