Skandali i pagave/ Ema Adrea reagon për herë të parë

0
485
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas skandalit të publikimit të të dhënave personale që zbuloi pagat e majme të këshilltarëve të qeverisë e kryebashkiakëve. Në një postim në Facebook, Andrea kërkon që tu jepet vëmendje pagave të ulëta të artistëve. Sipas saj, një pianist, aktor dhe violiniststudion me vitë te tëra për të vënë në skenë një vepër dhe mundi nuk i shpërblehet, pasi rrogat që marrin janë qesharake.

Postimi i Ema Andreas:

“Meqë ne 2021 u habitet, protestuat, bullizuat apo mbrojtet rrogat super te larta, a do flasim pak per rrogat e uleta te artisteve ne 2022? 1 pianist, studion 12 vite. Per nje koncert (jo Rachmaninoff) punon 6 muaj dhe ndoshta paguhet 400 ose 600 eur. 1 aktor studion 5 vite, per te realizuar nje rol punon 2 muaj 10 ore ne dite, dhe per 4 apo 5 muaj te tjere eshte ne skene perfshi fundjavat e per kete paguhet 1500 apo 2500 eur per 6 – 7 muaj (nuk i lejohet te semuret, te beje pune tjeter, te kete halle familjare apo te plaket) 1 violinist studion 12 vite dhe mund te paguhet vetem 50 eur ne concert Mund te vazhdoja me kengetaret lirike apo me balerinet klasike te cilet dalin ne pension shume heret ne moshe. Gjithe qytetaret e mesiperm kane familje ! Ups! Apo lere mos flasim fare se keta me siper nuk na hyjne ne pune ne kete shoqeri.

Pagat, numrat e telefonit dhe targat me shumë se 600 mijë qytetarëve ishin skandali që mbylli vitin 2021 pas atij të patronazhistëve. Databaza me të dhëat përfundoi në media dhe vijon ka qarkulluar në celularët e qytetarëve duke bërë që të dhënat mjaft private të bëhen publike.’-shprehet Andrea.

Zjarr Tv Ad