“Skandali i pagave nuk është kompetencë e jona”, kreu i SPAK bën deklaratën e fortë: Kemi shumë kallëzime për tenderat, ka zyrtarë të lartë të shtetit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Kraja, kreu i SPAK ka folur për mediat në lidhje me çështjet në hetim si dhe për rrjedhjen e të dhënave të mijëra qytetarëve shqiptarë. Kraja tha se SPAK ka shumë çështje në hetim, ndërsa tha se nuk do të përmende emra.

“Peshk i madh’ nuk ekziston në konceptin tonë. Ne kemi 2 seksione, një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsioni dhe rezultatet kanë qenë publike. Kushdo që abuzon me fondet publike do të jetë subjekt i hetimeve tona.  Ne kemi çështje të hapura për shumë elementë. Nuk mund të jap emra”, tha Kraja. Ndërsa në lidhje me rrjedhjen e të dhënave, kreu i SPAK se është çështje me të cilën po merret Prokuroria e Tiranës.

“Prokuroria e Posaçme vepron sipas kompetenca dhe nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencë. Nëse do të ketë elementë për ne do të ketë hetim”, tha ai.

“Në 2021 ishte vit konsolidimi i SPAK, ngritja e BKH por edhe nga rezultatet nga të gjitha fushat.  Edhe 2022 do të jetë me intensitet më të lartë në të gjitha këto fushatë. Mbyllim Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vazhdojmë me ndjekjen penale brenda prioriteteve”tha Kraja ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad