Skandali i pasaportave, shkarkohet konsulli shqiptar në Janinë

0
19

Pas skandalit me pasaportat shqiptare në Greqi, është liruar nga detyra konsulli shqiptar në Janinë Pervin Gjikuria. Ambasadorja shqiptare në Greqi Adriana Hobdari vijon të jetë në detyrë, ndërsa ndaj saj është ndërmarrë proces disiplinor nga Ministrja e Jashtme Shqiptare.

Shkarkimi nga detyra i konsullit në Janinë vjen pak kohë pas skandalit qe ndodhi në shtetin fqinj me 100 pasaporta të shqiptareve që jetojnë atje. Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë pasi transporti ishte në shkelje të procedurave.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë. Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë, pasi një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Një punonjës i ambasadës tonë i tërhoqi pasaportat nga Kakavija, por makina me të cilën po i transportonte është vjedhur në një parkim në Athinë.