Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë ka ngjallur reagime të shumta, mes të cilave ka edhe ironizim të situatës.
Një prej gazetarëve që ka ironizuar me këtë skandal është edhe Lutfi Dervishi, i cili shkruan: ” Ka vende në botë që qeveria, në prag të Vitit të Ri, si dhurate për festat e fundvitit u rrit rrogat qytetarëve, por ka edhe më mirë se kaq, këtu qeveria i jep qytetarëve si dhuratë rrogën e tjetrit!”
Ky nuk është postimi i vetëm ironik i gazetarit, pasi në një postim tjetër, ai thotë se duhet parë edhe ana pozitive e skandalit, pasi shumë njerëz po mësojnë çfarë është Excel-i.