Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve, Brisida Shehaj plas deklaratën e fortë

0
417
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve. Në një intervistë për MCN, Shehaj tha se skandali i publikimit të të dhënave nuk është gjë e re, pasi ai paraprihet nga të dhënat e patronazhistëve.

Deklarata e Shehajs:

“Skandali u bë që në prill. Në momentin që dalin të dhënat e qytetarëve është skandal. Që në momentin që doli patronazhimi, qeveria duhej të reagonte. Ka rrjedhur nga vetë institucioni, jo nga tatimet. Të dhënat janë marrë nga brenda. Qeveria nuk bëri asgjë, SPAK-u nuk bëri asgjë.

Është punonjës i AKSH-it. Me VKM e dhjetorit 2017, të gjithë punonjësit kanë kaluar në varësi të AKSH. Ajo zonja nëse kishte këtë sensibilitet për të dhënat personale, ta hetonte që atëherë.”, u shpreh Shehaj.

Zjarr Tv Ad