Skandali/ Kryetari i bashkisë Librazhd lëviz me makinë me targa false

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandalet në bashkinë e Librazhdit nuk kanë fund. Duket se strumbullari i gjithë këtyre skandaleve buron direkt nga kryetari i kësaj bashkie Kastriot Gurra.

Jo në pak raste Gurra është kapur në shkelje të rënda në tendera të ndryshëm, tendera të paracaktuar me mungesë të theksuar konkurrence. Skandali i radhës buron direkt nga Gurra pasi ky i fundit qarkullon nëpër qytet me një fuoristradë me targa false.

Në videon e parë të realizuar nga gazetarët tanë, Gurra shihet teksa parkon dhe zbret nga një fuoristradë Toyota Land Cruiser me targë TR 9243 T. Video është realizuar në muajin gusht të këtij viti dhe targa e Tiranës në një automjet që është në pronësi të bashkisë Librazhd sikur nuk shkon.

Dhe pas një hulumtimi të shpejtë në sistemin e targave, kjo targë nuk rezulton aktive.

Kjo targë rezulton të jetë e një automjeti tjetër të çregjistruar fare nga sistemi dhe që targat i ka deklaruar të humbura. Por skandali i bashkiakut nuk përfundon këtu. Ky i fundit, që s’dihet se për çfarë tjetër e përdor këtë makinë me targa false, krejt papritur i ndërron targat këtij automjeti duke i vendosur po prapë targa Tirane me numra të tjerë.

Në foton e dytë mjeti shihet i parkuar keqas nga Gurra në qytetin e Librazhdit, dhe të vendosura ka targa të tjera, TR 1666 K. Sërish sistemi i targave nuk zhgënjen nuhatjen e gazetarëve tanë që verifikojnë edhe targat e tjera që rezultojnë sërish false.SYRI.NET

Zjarr Tv Ad