Skandali/ Letra për familjen mbretërore angleze, gafa e Presidentit Begaj: Monarkitë duken si diçka e tejkaluar

0
2025
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Presidentin Bajram Begaj monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Kjo gjë është shkruar me dorën e tij në letrën ngushëlluese të dërguar për Mbretin Charles III për ndarjen e jetës së Mbretëreshës Elisabeth II i thotë se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Ndërkohë që në botë madje edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

“Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën”-thuhet në letër, shkruan Hashtag.

Në botë numërohen rreth 43 shtete sovrane që kanë monarkun si Kreun e Shtetit. 13 nga këto janë në Azi, 12 në Europë, 9 në Amerikën e Veriut e Jugut, 6 në Oqeani dhe 3 në Afrikë.

Në Evropë, vendet ndër më të zhvilluarat kanë ende një sistem “të tejkaluar monarkik” siç përpiqet ta cilësojë Presidenti i Shqipërisë, Begaj.

Zjarr Tv Ad