Skandali me energjinë, i njëjti person e blen nga shteti me 42 euro, ia shet po shtetit me 205 euro

0
693
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutimi i kredisë për rehabilitimin e Fierzës, është pritur me pakënaqësi prej opozitës. Në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Helidon Bushati, akuzoi për një skandal me shitblerjen e energjisë.

“Në të njëjtën periudhë njëra shet 1.5 tera me 42-45 euro dhe tjetra në të njëjtën periudhë blen 205 euro. I njëjti broker Helidoni shpk e blen te KESH me 42 euro dhe ia kalon OSHEE me 205 euro. Këtë duhet të dinë qytetarët”.

Por për këtë qëndrim, përfaqësuesit e Ministrisë së Energjitikës nuk u përgjigjën me raste konkrete por me formulën e shit blerjes së energjisë.

“Diferenca në çmim midis KESH dhe OSHEE-s, nuk po merrem me konstatimin që dikush Helidoni bleu sot energji te KESH-i dhe ia shiti nesër OSHEE-s, nuk ndodh, nuk ka ku ta fus nëpër xhepa energjinë dhe ta ruaj derisa ta blejë OSHEE-ja. Energjia u ble sot shitet sot, nuk shitet mbas ca ditëve”.

Një tjetër cudi për opozitën është fakti situata me rezervat ujore në hidrocentral.

“Sipas rregulloreve të KESH-it, kur janë nivelet maksimale dhe në muajt maj dhe shtator nuk shitet energji në tregun e lirë, ti mban kuotat maksimale për efekt të sigurisë energjitike”. Por për këtë përfaqësuesi i qeverisë shprehet se gjithçka menaxhohet në mënyrë shkencore.

“Vazhdojmë të menaxhojmë akoma me shumë kaskadën duke pasur parasysh luhatjet e rënda që ka tregu i energjisë në tregun ndërkombëtar. Në fakt vetëm në muajin mars Hidrocentrali i Fierzës shkoi drejt pikës së ndalimit, ndërsa shirat e rëna së fundit kanë sjellë një normalitet.

Zjarr Tv Ad