Skandali me gjyqtarin, reagon Salianji: Deklarata bosh në vend të ndëshkimit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me video skandalin e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salianji shkruan se prapë deklarata boshe në vënd të ndëshkimit të merituar.

“Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudonojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet që prandaj duhet reforma”- shkruan Salianji.

Postimi i Plotë:

Neveri! Prapë deklarata boshe në vënd të ndëshkimit të merituar!

Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudonojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet që prandaj duhet reforma…..
Tre vjet që janë berë ndryshimet kushtetuese, disa jave qe eshte ngritur KLGj dhe sot në vend që të kishte ndëshkim për turperimin qe i ben shtetit nje gjyqtar qe merr para dhe favore ne kembim te drejtesise kemi prape fjale boshe me reforma e terr terr.

Zjarr Tv Ad