Skandali me godinën e “AVN TV”, punonjësja e Bashkisë Fier kërcënon qytetarin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas publikimit të rastit të godinës së ish-AVN TV, e cila nuk është lyer si të gjitha godinat përreth saj, ka ardhur reagimi skandaloz nga bashkia e Fierit.

Bashkia e Fierit shmangu nga projekti i lyerjes së pallateve godinën e ish-AVN TV, që ndodhet në gjendje të mjerueshme. Gijotina.com publikoi fotot e godinës, që tregon sesi Bashkia e Fierit i trajton qytetarët si “të nënës e të njerkës”.

Pas publikimit të skandalit, punonjësja e tatim-taksave pranë Bashkisë Fier, Valbona Prenga mësohet se ka kërcënuar pronarin e godinës me mbylljen e biznesit, pasi sipas saj, ky person rezulton debitor. Lidhur me pretendimet, Bashkia nuk disponon asnjë dokument, madje nuk pranon të jetë shprehur në mënyrë kërcënuese ndaj qytetarit në fjalë.

Gazetarja Greta Hoxhaj e cila ka ndjekur këtë rast abuziv, shprehet se kjo tregon qartazi që qytetarët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe Bashkia nuk përgjigjet lidhur me këtë çështje – përmendim këtu dhe nënkryetaren Adela Hysenaj, e cila nuk përgjigjet as në telefon.

Zjarr Televizion ka kontaktuar edhe me specialistin e ankesë-kërkesave pranë Bashkisë Fier, Neritan Boçova, i cili është shprehur se nuk ka kohë të sqarojë, sepse po merret me problemet e qytetarëve – kur në fakt ky është një problem, por që Bashkia nuk e sheh si të tillë. “Nuk kam shumë kohë të të sqaroj, sepse jam duke u marrë me qytetarët”, shprehet Neritan Boçova.

Zjarr Tv Ad