Partia e Lirisë ka publikuar këtë të mërkurë fakte të reja për aferën e inceneratorëve.
Në një konferencë për mediat, koordinatorja Kombëtare e Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj zbuloi një kontratë mes kompanisë së inceneratorëve dhe një kompanie italiane për blerjen e një impianti të përdorur.
Shehaj tha se kompania e inceneratorëve ka paguar 70 mijë euro për një impiant të përdorur dhe se njësia e zbatimit të projekteve në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kur kjo kontratë ka dy vite që është lidhur, nuk auditon.
“Sot bëjmë publike një kontratë që është e lidhur midis kompanisë italiane ‘Ecros SRL’ dhe integrated energy BV, shpk.
Kontrata ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.
Pra ne paguajmë dhjetra miliona euro, kompania deri më tani ka mbledhur rreth 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe blen pajisje të përdorura.
Kontrata është lidhur në shtator te vitit 2020, për një vlerë 70 mijë euro.
Ajo cka e bën më të rëndë këtë fakt ka rreth dy vite që instancat shtetërore që duhet të auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punë e tyre.
Njësia e zbatimit të projekteve nga 3 anëtarë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. E ne vijojme paguajme 29 euro tonin per nje impiant te perdorur”, tha Briseida Shehaj.