Skandali me informacionet sekrete, SHISH: I pavërtetë!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar së fundmi për publikimin e informacioneve sekrete Shërbimi Informativ Shqiptar.

Media prestigjioze “The Independent”, tre ditë më parë publikoi një artikull ku tregoi se të gjithë emrat e agjentëve sekretë të SHISH ishin publikuar në faqen e Ministrisë së Financave.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHISH thekson se lajmi është i pavërtetë, pasi informacioni në këtë institucion trajtohet në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO.

“Lajmi për publikimin e informacioneve sekrete të SHISH është i pavërtetë. SHISH deklaron se e trajton informacionin e klasifikuar në bazë të rregullave ligjore dhe në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE. Me keqardhje nuk mund të bëjmë asnjë koment më shumë.”

Në një shkrim kushtuar këtij skandali, “The Independent”, duke mos zbuluar emrat apo detaje të tjera identifikuese, shkruan se Shqipëria ka publikuar informacione të ndjeshme në lidhje me punonjësit e saj më të lartë të SHISH në internet, duke zbuluar në këtë mënyrë detaje rreth identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme dhe duke i vënë ato në dispozicion të publikut.

Zjarr Tv Ad