SKANDALI me IUTE CREDIT, denoncon Erion Braçe: Studenti i mbytur në borxh, i kërkojnë të paguajë DYFISHIN! Kush i mbron?? Këto institucione janë kthyer në MAKTH

0
498
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak ditë më parë Shoqata e Përmbaruesve Shqiptarë ngriti alarmin për IUTE CREDIT dhe disa institucione të tjera të “mikrokredisë”, të cilat padrejtësisht po i bëjnë presion qytetarëve të shlyejnë këstet e prapambetura ose në të kundërt do t’iu sekuestrohen sende me vlerë apo llogari bankare.

Këtë shqetësim e ngre edhe ish-kryeministri Erion Braçe, i cili sjell denoncimin e një studenti që tashmë ndjehet i kërcënuar dhe frikësuar pikërisht nga IUTE CREDIT.

Studenti thotë se ka marrë kredi gjatë vitit 2019, dhe ndonëse ishte në punë, gjatë pandemisë, si qindra-mijëra të tjerë nuk arriti të paguajë tre muaj këstet. Ai sot kërcënohet me përmbarimin që të paguajë rreth 3 milion lekë të vjetra, apo dyfishin e shumës që mori në fillim, raporton newsbomb.al.

Braçe ngre alarmin dhe thotë kërkon që studentët por edhe kategori të tjera të mbrohen nga këto institucione që janë kthyer në makth me borxhet e tyre të shpejta.

Denoncimi i Braçes:

JENI NDJERE

TE MASHTRUAR DHE GRABITUR ME BORXH TE SHPEJTE?

Urdheroni lexoni ne foton e dyte;

Eshte mesazhi qe mora sot nga nje student qe edhe punon.

KA MARR NJE BORXH TE SHPEJTE NE NJE INSTITUCION FINANCIAR BORXHI,

JO BANKE DHE BORXHI PO E MBYT!

E zuri kriza e Covid ne 2019-2020,

nuk mundi te vijonte pagesat e rregullta nga shtatori ne janar, vune ne levizje permbarimin, tani i kerkojne dyfishin e borxhit te marre, i bllokojne rrogen duke e zhytyr ne nje grope edhe me te thelle se ajo ku ishte kur mori nje borxh te shpejte!

KUSH I MBRON KETA TE RINJ, STUDENTE?

ASKUSH!

Jane nen kamxhikun e ashper te ketyre institucioneve financiare te borxhit.

Askush nuk e di sa shume jane!

Po flas vetem per keto institucione,

ne periferi te mbikqyrjes financiare por te shtrira kudo ne lagje qytetesh te medha,

ne qytete te vogla, madje deri neper fshatra.

JANE KTHYER NE MAKTH BORXHET E TYRE TE SHPEJTA, ME KONTRATA TE PAQARTA, TE DYSHIMTA E QE NE FUND QYTETARET PPR EDHE BUJQIT I SHQUAJNE SI GRABITJE!

DUHEN MBROJTUR NJEREZIT,

NUK MUND TE GRABITEN KESHTU!

Deri tani, nuk ka asnje institucion te qarte qe mbron KONSUMATORIN FINANCIAR nga keto institucione, nga keto borxhe dhe procedura qe duken ai grabitje.

Nuk ka as transparence, as qartesi!

DUHET TE NDERTOJME NJE AGJENCI TE RE, PUBLIKE, E CILA TE MBROJ KONSUMATORIN NGA BORXHE TE TILLA, TE DYSHIMTA E JO TE QARTA,

TE INSTITUCIONEVE JO BANKA POR EDHE TE BANKAVE VETE!

Duhet bere tani para se rreshti i njerezve nen kete rregjim borxhi te behet shume shume i gjate dhe fatalist!

 

Zjarr Tv Ad