Skandali me mbetjet në Krujë, reagon Bashkia: Po punohet për ndërtimin e një landfilli të ri, në 2002 kur janë përcaktuar vendgrumbullimet nuk ishin zona të mbrojtura dhe as të banuara

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas skandalit të mbetjeve  të grumbulluara në Krujë,ku plehrat depozitohen në afërsi të fshatit Halilaj, në liqenin e fshati ka reaguar për Fax News këshilltari për median i Bashkisë së Krujës Drini Masha i cili tha se është konkretizuar një projekt për ndërtimin e një landfilli të ri dhe po puniohet që të vihet në zbatim sa më shpejt.

Masha gjithashtu theksoi se këto dy vendgrumbullime janë përcaktuar që në 2002 atëherë kur nuk kishte banesa përreth dhe nuk ishin zona të mbrojtura sic është ajo e Farkës dhe do bëhet e pamundura për të zgjidhur këtë problem të përsëritur sa më shpejt.

“Bashkia ka kërkuar zgjidhje afatgjatë në menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë dy vendgrumbullime dhe sigurisht janë zona të banueshme pasi  kemi një lëvizje demografike pasi në vitin 2002 u vendos në këtë zonë e cila ishte e pabanueshme dikur.

Kemi bërë diskutimet për të ndërtuar një pikë të re ku do të transferojmë mbetjet por u vendos bashkë më Ministrinë e Bujqësisë që Bashkia e Krujës të ketë një landfill të saj, kemi një proekt konkret dhe jemi në fazat teknike për të përcaktuar vendin ku do të ndërtohet.Është në gramat e fundit të vendosjes, kemi dy vendgrumbullime dhe në periudhën që janë vendosur nuk ishin zona të mbrojtura sic është zona e Krastës sot.

Vendim i vitit 2015, tanimë Ministria ka përcaktuar koston e ndërtimit dhe kemi projektin e gatshëm dhe kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet. 45 milionë lekë për dy kontratat dhe shpresojmë që brenda vitit të zgjidhet ështja dhe të ndërtohet sa më shpejt landfilli i ri”- u shpreh Masha.

Në këtë zonë janë rreth 1 mijë banorë që jetojnë pranë kodrës së krijuar nga mbetjet , që vuajnë çdo ditë pasojat e keqadminsitrimit të situatës së plehrave, ndërsa shprehen se askush nuk ka dëgjuar ankesat e tyre. Burime nga Ministria e Mjedisit folën për Fax News duke shprehur se vendgrumbullimi në zonë të mbrojtur është pa leje.

Zjarr Tv Ad