Skandali me pagat, Alibeaj: Nuk është episodi i parë, në fillim ishin patronazhistët

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur në një intervistë për skandalin e publikimit të pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë. Ai tha se kjo nuk po ndodhte për herë të parë teksa rikujtoi databasen e publikuar nga patronazhistët për zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk është episodi i parë. Në fillim ishte ai patronazhistëve. Ky i dyti e plotëson dhe e përmbush tashmë dhe nuk beson që ka ndonjë dyshim. Nuk është rastësore. Kushdo me dy pare mend në kokë e kupton që për sa kohë 910 mijë shqiptarë u nxorën të dhënat dhe u përdorën për zgjedhje. PS jo vetëm qe  pranoi por i mbrojti. I përdor pushteti në këtë rast e bën dramatike situatën.

Ndjehesh e tradhtuar në të dhënat e tua personale? Sigurisht, numri i kartës, paga, të dhëna të tjera. Ndjeshmëria e parë është të qenit i survejuar. Ne e kemi kaluar deri në vitet 90 të qënurit i survejuar nga sigurimi i shtetit. Këto të dhëna i përdor shteti yt për të të shantazhuar”, tha ai për “abc news”.

Zjarr Tv Ad