Ish-zv ministrja e Financave Irena Beqiraj, e ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për skandalin e të dhënave.
Beqiraj thekson se skandalin e të dhënave mund ta konsiderojë edhe si “fenomeni Baton Haxhiu”.
Ajo nënvizoi se Baton Haxhiu është në kundërshtim të hapur me interesin publik.
“Në këndvështrimin tim, i riu që i ka nxjerrë do të japë mesazhin se unë i kam marrë tek AKSH-i. Të dhënat kanë dalë nga AKSH-i për të dhënë mesazh të qartë. Kjo ngjarje ka nxjerrë disa të dhëna personale dhe ka publikuar disa të dhëna të tjera. Do e quajmë fenomeni Baton Haxhiu.
Baton Haxhiun e njihja si gazetar, ai është në kundërshtim të hapur me interesin publik, sepse punon në spitale, që janë private e kanë interesa me shtetin. Baton Haxhiu ose duhet të punojë si gazetar ose si drejtor marketingu në spital, sepse është në trafik interesi nëse vazhdon e punon në të dyja punët. Ata që punojnë në kompani që kanë marrë koncesione kanë rroga shumë të larta e kjo është absurde”, deklaroi Beqiraj.