Skandali me të dhënat, Kraja: Ka rënë shteti e administrata, jemi vend klientelist

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë Akil Kraja, në intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Kraja theksoi se ka dështuar shteti e administrata, duke shtuar se jemi një vend klientelist.

“Është dështim i shtetit dhe administratës. Rredhja e të dhënave tregon se ka dështuar administrata. Një në katër shqiptarë merr pagë në administratë, kjo ndodh se kemi shtet klientelist. Kemi krijuar shtet kryekëput klientelist. Kosto e administratës është shtuar, kemi krijuar monstër administrative, AKSH ka shtuar numrin e administratës.

Me dixhitalizimin nuk është përmirësuar performanca. Mirëbesimi ynë se të dhënat tona do ruhen siç duhet është shitur në treg. Vetëm AKSH-ia ka dyfishuar punonjësit. Një shofer është bërë CEO e ky është skandal. Na vijnë këtu njerëz nga Turqia, që kërkohen nga Interpoli. Këtu ka rënë shteti. Plehrat i menaxhojnë kompani të dyshimta korruptive”, deklaroi Kraja.

Zjarr Tv Ad