Skandali në FSHF/ Paloka: A e ka thirrur SPAK, velinën e Bashkisë?

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Edi Paloka me anë të një deklarate në rrjete sociale, në lidhje me shantazhimin dhe kërcënimin e kreut të FSHF-së, Armando Duka, ka tëhën se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duhej thirrur nga SPAK. Në të kundërt, sipas Palokës, vërtetohet se Prokuroria dhe SPAK janë thjesht qentë e sulmit të pushtetit ndaj kundërshtarëve të tyre

“A e ka thirrur ende Prokuroria dhe SPAK, velinën e Bashkisë së Tiranës?

Ai është personi që publikisht ka shantazhuar e kërcënuar se nuk do të lejojë me asnjë mënyrë rizgjedhjen e kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Nëse organet e drejtësisë nuk veprojnë, vërtetojnë përfundimisht deklaratat e velinës se Prokuroria dhe SPAK janë thjesht qentë e sulmit të pushtetit ndaj kundërshtarëve të tyre.

Po dy të munguarit e mëdhenj të ditës së djeshme; kryeministri dhe ambasadorja e “drejtësisë së re”, nuk kanë asgjë për të thënë për skandalin dhe krimin e konsumuar?!

Prite kur të dëgjojmë se edhe Armand Duka është shpallur “non grata”!” shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad