Skandali në Gjykatën e Vlorës/Sharje e ofendime mes gjyqtarit Basho dhe qytetarit: Sa para ke marrë …

0
975
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës.Një video e regjistruar nga një qytetar ka ardhur ne redaksinë e Zjarr Televizion ku duket se mes gjyqtarit Arqile Basho dhe qytetarit situata ka degraduar në sharje dhe ofendime në korridoret e institucionit.

Qytetari e akuzon gjyqtarin Basho se për herë të dytë është “shitur” duke ja dhënë pronën e tij dikujt tjetër.

Ajo që mësuam gjatë bisedes me qytetarin ishte se rasti në shqyrtim nga gjyqtari Arqile Basho kishte të bënte me cështjen e pronësisë së nje trualli,ku do të ndërtohej pallat dhe  prej 10 vitësh nuk i është dhënë zgjidhje.

Qytetari i irrituar, me sa kuptohet, ka humbur procesin gjyqësor dhe për këtë akuzon gjyqtarin Arqile Basho se ka marrë para për të arritur në atë konkluzion dhe se ka patur kercenime re ndryshme me anë në telefonatave nga persona të panjohur

Cështjen e pronësisë në vendin tonë prej vitesh janë në një ngërç ku qytetarë me problem të njejta apo të ngjashme e kanë humbur durimin dhe shpresën tek drejtesia.

Zjarr Tv Ad