“Skandali në Kakavijë”/Dëshmitari:”Ambulanca ishte bosh, e shtypi djalin para syve të famijes”

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dëshmitar që ka parë skenën ka deklaruar për FaxNews se ambulanca ishte bosh, kurse ka shtuar se nuk po transmentonte ndonjë të sëmurë.

“Ambulanca ishte bosh, nuk transportonte njeri dhe ishte me shpejtësi. Skandali i Zotit, skandali i Zotit”, ka thënë dëshmitari.

Një tjetër dëshmitar tha se ambulanca e shtypi djalin përpara syve të tyre.

“E vrau djalin para syve tanë, e mori zvarrë djalin, ne na hodhi në kanal, djalin e shtypi, e vrau, po rrinte me nënën e tij në hije. Ishte para nesh, na e vranë para syve”.

Sot paradite në Kakavijë, ambulanca shtypi për vdekje një fëmijë të mitur, duke shtuar akoma më shumë “benzinë” në situatën e nderë në pikën doganore, që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Në doganë, shqiptarët kanë më shumë se 3 ditë që presin në radhë për të kaluar në tokën greke

Zjarr Tv Ad