Skandali në Premier League

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas “The Sun”, një lojtar i rëndësishëm i kategorisë kryesore të futbollit anglez (pjesë e kombëtares) është larguar nga një klub nate mbrëmjen e Krishtlindjes pasi është kapur duke konsumuar kokainë dhe një kolegu tjetër të këtij të fundit i ka ndodhur e njëjta gjë në një festë tjetër.
Edhe pse Federata Angleze e Futbollit ka kërkuar që raste të tilla të raportohen nga dëshmitarët e mundshëm, duke theksuar se rastet e dopingut në futbollin anglez janë “të rrallë”, duket e qartë se në Premier League ekziston një problem me pluhurin e bardhë…
Këtë e ka konfirmuar për “Independent” Ivan Waddington, profesor në Universitetin e Chester që bën gjithmonë studime në lidhje me përdorimin e drogës në bashkëpunim me shoqatën angleze të futbollistëve. Dhe eksperti ka konfirmuar se: kokaina në futbollin anglez është shumë e përhapur.
“FA nuk e merr seriozisht antidopingun, edhe pse do ta mohojnë një gjë të tillë. Edhe klubet nuk i marrin seriozisht testet që zhvillojnë lojtarët e tyre. Por, në të njëjtën mënyrë si federata, edhe klubet do të thonë se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Waddington. Me pak fjalë, problemi është në bazë. Futbollistët konsumojnë kokainë (por edhe marijuanë), sepse e dinë se nuk do të zbulohen?
Waddington mendon se kështu është dhe ka përdorur rezultatet e studimeve të tij, që bazohen nga pyetësorë anonim të bërë nga futbollistët, si shembull. “Në të gjitha studimet tona futbollistët profesionistë na kanë thënë se përdorimi i drogës për qejf është shumë i përhapur. Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë. Drogat më të përdorura janë kokaina dhe marijuana”.

Zjarr Tv Ad