Skandali në Shkodër/ Flet Dekani i fakultetit: Rast i përsëritur

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër ka reaguar pas skandalit të datës 12 shkurt se një efektiv policie ngacmoi studente dhe pedagoge në tualetin e femrave.

Roland Dodani tha se rasti ishte i përsëritur.

Dekani u shpreh se mori dy ankesa në datën 11 shkurt, por pavarësisht denoncimeve autoritetet përkatëse nuk morën masa.

Roland Dodani: “Ngjarja e datës 12 lidhet ngushtësisht me disa ngjarje të zhvilluara një ditë më parë. Më 11 shkurt dekani është informuar nëpërmjet dy ankesave rreth orës 15 për një incidenti të ndodhur në tualetin e femrave ku një person i gjinisë mashkullore ngacmoi seksualisht disa femra. Kemi informuar rektorin dhe administratorin e USH. Është kërkuar hapja e kamerave të sigurisë dhe identifikimi i personit në fjalë dhe denoncimi i tij, si edhe marrjen e masave për rritjen e sigurisë në USH. Për fat të keq ky është një problem i theksuar disa herë nga ana jonë por mungesa e veprimit dhe papërgjegjshmëria, çoi në përsëritjen e ngjarjes.

Dodani shtoi se efektivi i policisë u demaskua nga vetë studentët më datën 12 shkurt.

Roland Dodani: “Me 12 shkurt 2019  në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë u sinjalizua nga studentët prania e një personi me sjellje të çuditshme, i cili është vetëdeklaruar si efektiv i policisë duke treguar dokumentin e policisë dhe armën që posedonte me vete. Ai është bllokuar nga studentët bashkë me rojën private duke e shoqëruar drejt daljes nga godina. Gjithashtu studentët kanë njoftuar dekanin dhe është informuar policia në orën 14:16.

Pak minuta më vonë ka mbërritur patrulla e policisë që ka shoqëruar personin në fjalë duke konfirmuar se ishte koleg i tyre.”

Dekani thase efekti është parë edhe ditë të tjera në Fakultet.

Roland Dodani: “Para datës 11 shkurt nuk kemi pasur sinjalizime nga studentët apo kolegët për këtë person. Është e rëndësishme të theksojmë se ngjarja i ka ndodhur disa personave që kanë lidhje me fakultetin. Më datën 12 pasi ngjarja u bë publike disa studentët kanë konfirmuar se personi në fjalë është parë dhe herë të tjera në ambientet e fakultetit.”

Ndërsa kërkoi zbardhjen e ngjarjes:  “Kërkojmë rastin e zbardhjes, pasi nuk është cënuar vetëm integriteti dhe dinjiteti i disa personave por i gjithë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad