Skandali për humbjen e pasaportave, Rama mbledhje në Ministrinë e Jashtme

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas humbjes së pasaportave drejt Greqisë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mbledhje në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë pikërisht humbja e pasaportave dhe mënyra e transportimit.

Kujtojmë këtu se pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Por gjatë kontrollit të policisë greke në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar.

Të çuditur për këtë lloj ngarkese dhe nën dyshime të forta ndaj shoferit, Policia greke ka hyrë në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, nga e cila kërkoi që të kontaktonte homologen e saj në Tiranë. Pas disa orësh, situata është sqaruar, shoferi është lënë i lirë të vazhdojë rrugën me autobusin e tij, por çantat me pasaporta janë bllokuar në Kakavijë deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

 

Zjarr Tv Ad