Skandali/ Policia kap drejtoreshën tek AKSHI me 58 kg drøgë në makinë ( EMRI – FOTO )

0
717
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erisa Fero është arrestuar nga Policia Kriminale e Korçës si pjesë e një grupi që kryente tregtinë e drøgës. Fero është drejtuese kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSH-it dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash. Lënda narkotike vinte nga zona e Shkodrës, ku të implikuar kanë qenë persona nga Fushë Kruja dhe Korça.

“Nga hetimet e kryera rezulton se tre shtetasit kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë Thanës,” informoi sot policia e Korçës.

Ndërhyrja policore është realizuar në zonën e Qafë Thanës. Në momentin e ndërhyrjes është arrestuar Erisa Fero, e cila drejtonte makinen ku në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në makinë së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, ishte dhe Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe një 17 vjeçar me inicialet M.K.

Ndërsa dy persona të tjerë, F. S., 30 vjeç dhe G. S., 28 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar me shpejtësi në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë. Qëllimi ishte që droga të shkëmbehej në zonën e Qafë Thanës, ku mendohej si territor jashtë vëmendjes së policisë.

Zjarr Tv Ad