Pronarët që ende nuk janë kompensuar për tokën e tyre do të mund të marrin vetëm 10 përqind të vlerës kur u ka ndryshuar zëri kadastral. Drafti pritet të kalojë për votim në qeveri dhe parlament, parashikon po ashtu dhe dhënien përparësi të kompensimit me sipërfaqe toke.
Qeveria do të ndryshojë edhe një herë ligjin për kompensimin e pronarëve tokave e të cilëve u mor nga regjimi diktatorial.
Në zbatim të vendimit të gjykatës kushtetuese dhe asaj të strasburgut, hartuesit kanë rrëzuar një nga pikat më të kundërshtuara, atë të vlerësimit financiar të sipërfaqes sipas zërit kadastral që ka pasur para vitit 1976. Tashmë Agjencia e Trajtimit të Pronës do të bëjë vlerësimin sipas situatës aktuale, pra nëse ka qenë bujqësore dhe është kthyer në truall, vlera do të jetë për këtë të fundit.
Por sërish edhe këtu ka një shtojcë që kufizon pronarët. Sipas nenit 7 pika 3.b theksohet se subjekti i shpronësuar kompensohet në masën 10 përqind të vlerës së pronës, sipas zërit kadastral actual.
Kompensim vetëm 10% të tokës, Qeveria do të njohë
Por nga ana tjetër për të gjithë rastet do të bëhet dhe zbritja e tokës së kompensuar më parë, të marrë me ligje të tjera, apo me aksione.
Po ashtu në draft rishikohen dhe prioritetet në formën e kompensimit. Për të ulur sado pak faturën që do të duhet të paguhet për dosjet që janë ende në pritje, qeveria kërkon që fillimisht subjekti të kompensohet në ish pronën e tij nëse ajo është e lirë.
Nëse kjo pikë nuk plotësohet kërkohet dhënia e një sipërfaqe në tokën shtetë e më pas të shihet alternative kompensimi financiar. Një tjetër mënyrë është dhe kompensim fizik me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit apo aksione në shoqëri me kapital shtetëror.
Megjithatë është ende e paqartë se si do të llogaritet çmimi i tokës së marrë më parë kundrejt asaj të pretenduar, kur ligji saktëson se përfitimi do të jetë vetëm 10 për qind, ndërsa sipërfaqa e marrë do të ketë vlerë të plotë. Një tjetër pikëpyetje mbetet dhe harta e çmimeve, e cila prej 5 vitesh nuk ëshë rishikuar nga qeveria.
Por ndersa per pronaret etokave eshte marre ky vendim, paralelisht kemi nje dhurim te tokave sidomos ato me te lakmuarat ne bregdet nga ana e qeverise te ashtequajturve Investitore Strategjike, ku se fundmi jane permendur emra te tille si bashkeshorti i ministres Olta Xhacka, aktori i humorit Gaz Paja, Kastrati, dhe te tjere /Qua Vadis