Duhej të ishte një natë e qetë Krishtlindjesh, por për qytetarët e Saukut të Vjetër nuk mund të ndodhë kështu. Policia shqiptare u kujdes mjaft mirë që të mos i lejontë ata të vinin gjumë në sy deri në orën 12:35 të mesnatës. Me një postbllok të ngritur fare pranë banesave të tyre, uniformat blu pa ia bërë “syri tërrc” për shqetësimin e ngritur nga qytetarët, pikasnin makinat që dilnin nga një club 100 metra më lart si “gjahun e tyre”.
Zhurma e pranishme, të bërtiturat dhe në fund të qeshurat e tyre u bënë mjaft shqetësuese. Edhe pse disa qytetarë denjuan dhe i shkuan pranë dhjetrave policëve që ishin mbledhur aty sikur çfar ka dodhur, ata sërish nuk e vunë “ujin në zjarr” por me një ton kërcënues iu drejtuan: “Ikni, se iu shoqërojmë dhe ju”. Kur Partia Socialiste erdhi në pushtet një nga motot e tyre ishte: “Policia që duam”, por tanimë është shndërruar në “Policinë që s’duam”.
Në videon e mbërritur në redaksinë e Newsbomb.al shihen dhjetra policë të cilët ndalojnë makinat ngjitur me rrethrrotullimin e Saukut të Vjetër, fare pranë qendrave të banuara. “Kurthi” i ngritur për ata që defrehen në clubin që ndodhet disa metra më sipër, është shndërruar në problem serioz për qytetarët e shumtë, të cilët janë të dënuar mos të vënë gjumë në sy nga policia, pikërisht ajo që duhej të kujdesej për rendin dhe qetësinë publike.
Theksojmë se ky shqetësim është sistematik, sa herë në clubin në fjalë do të ketë organizime të ndryshme festive. Ndoshta policia duhet të gjejë një mënyrë tjetër për parandalimin e aksidenteve, pse jo të zbatojë në mënyrë rigoroze rregullin për mbylljen e clubeve në orën 23:00.