Skandaloze, rrjeti i “BigMarket” përveç shitjes së produkteve të skaduara, diskriminon vajzën me shami

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, në llogarinë e JOQ është bërë një denoncim ku një vajzë e quajtur Elsa nga Shkodra, ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël, ka aplikuar për punë pranë rrjetit të njohur “Big Market” si kontabiliste, ku është pranuar pranë këtij filiali, e më pas është telefonuar për t’i komunikuar se kanë ndërruar mendje, transmeton Lajme.al

Shkaku i këtij refuzimi, ka ardhur vetëm pse Elsa mban shami, ku pronari i madh ka dhënë urdhër të prerë, se nuk mund të pranojnë në punë një vajzë që mban sami dhe shfaq haptazi bindjet fetare. “në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, duke shtuar se nuk dëshirojnë të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike”, shprehet Vullnet Sina.

Denoncimi:

Rrjeti i njohur i supermarketeve të deputetit Vullnet Sina, përveç “eleminimit” me dashje të popullit shqiptar duke falsifikuar skadencat e ushqimeve, tashmë bullizon edhe punonjësit në bazë të fesë. Linja e supermarketit të njohur nga të gjithë “Big Market”, e cila bën “prova” me jetën e shqiptarëve duke i shitur produkte ushqimore të skaduara, “e themi këtë për shkak të denoncimeve të pafundme të qytetarëve që mbërrijnë pranë redaksisë sonë”, ku së fundmi ka bullizuar një vajzë me hixhab.

Bëhet fjalë për një vajzë nga Shkodra me emrin Elsa. Kjo e fundit, ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël dhe është vlerësual maksimalisht në fakultet. Por, siç duket kjo nuk ka mjaftuar tek rrjeti i mirënjohur dhe për këtë arsye, ata edhe pse fillimisht e pranuan për të nisur punë si kontabiliste pranë një filiali në Shkodër, më pas e telefonuan për t’i thënë se “ndërruan mendje”.

Kjo për shkak se Elsa është myslimane. Po, mirë e lexuat! E reja, ka marrë një telefonatë në të cilën i është komunikuar se “pronari i madh i Big Market”, ka dhënë urdhër të prerë, se “në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, duke shtuar se nuk dëshirojnë të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike“.

Zjarr Tv Ad