Skema e “fajdexhinjve”, flet avokati: Masa e paligjshme, burgosja për ti bërë qejfin qeverisë

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Vinko Nikprelaj, i arrestuar si rezultat i operacionit ‘Maranaj’, i cili çoi në burg 12 persona për dhënie parash me fajde, thotë se masa e arrestit me burg është e paligjshme. Sipas avokatit Anton Kosteri, arrestimi i 12 personave u bë për t’i bërë qejfin qeverisë.

“Masa e arrestit për 12 të arrestuarit është e paligjshme. Janë arrestime për ti bërë qejfin qeverisë. Ne 2014, 2016, 2017 dhe 2018 janë bërë arrestime të ALUIZNI, hipotekës, mjekëve dhe të gjithë kanë dalë të pafajshëm. Deri më tani nuk ka asnjë provë që provon kërcënime apo presione për dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani apo vete ish-prefektin. Denoncuesi është ish-prefekti dhe deri me tani nuk rezulton asgjë. Do apelojmë dhe do kërkojmë që të pushohet çështja ndaj të arrestuarve”, u shpreh ai për “Panorama”.

Masa “arrest me burg” për 12 të arrestuarit u dha para dy ditësh. Të dyshuar për dhënie huaje në mënyrë të jashtëligjshme, asnjë prej tyre nuk u lirua në një seancë maratonë, që zgjati për afro 9 orë.

Kështu, në “Arrest me burg” u lanë Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj, 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj, 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj, 52 vjeç dhe Ilir Sokol,i 38 vjeç, ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër. Në hetim, në gjendje të lirë janë një notere dhe një punonjës Policie.

Hetimet për zbulimin e grupit të fajdexhinjve në Shkodër kanë nisur në janar pas denoncimit të bërë nga ish-prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani. Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë.

Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij, derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar. Dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, Elton Radovani, si shkak i vesit të kumarit, nisën duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varionte nga 3-20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij për kthimin e parave. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë, duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që t’i bënin edhe presione.

Në një moment, ish-prefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se ka dy urdhra mbrojtjeje nga Gjykata, pikërisht për shkak të këtyre problemeve. Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit janë arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë, ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet ende në Shkodër.

Zjarr Tv Ad