Skema e inceneratorëve/ Ironizon DYLGJERI: Po prisnim ”Open Ballkan”, na doli ”Open Azile”!

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, denoncoi ditën e djeshme fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Kryemadhi tha se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash.

Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë për dy të moshuarit, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton si pronare e disa kompanive të lidhura me inceneratorët, ka folur në lidhje me mënyrën e përfshirjes së identitetit të saj në aferën e korruptive.

Përmes një interviste televizive, 90-vjeçarja thotë se ka dy vite e gjysmë që jeton në azil, pasi tërmeti i vitit 2019 i prishi banesën. Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marrja e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

Lidhur me skemën e inceneratorëve, gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në ‘Facebook’ shkruan: Po prisnim ”Open Ballkan”, na doli Open Azile!

Postimi i plotë nga Dylgjeri:

Zjarr Tv Ad